Familja është për miliona fëmijë vëndi më i rrezikshëm! (Zitat Unicef)
4508 raste te keqtrajtimit të fëmijëve janë paraqitur në vitin 2015 në Gjermani. (Sipas statistikeve të kriminalistikës policore)
Çdo vit në Gjermani bien viktimë rreth 100 fëmijë dhe vdesin nga këto pasoja. (Unicef)
Ne vitin 2000 me hyrjen ne fuqi te Ligjit §1631, Rreshti 2, ju është hjekur e drejta prindërve për përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve të tyre. Në atë Ligj thuhet që: Fëmijët kanë të drejt të edukuohen pa dhunë. Dënimi trupor, lëndimi shpirtëror dhe masat tjera turpëruese janë të pa pranueshme.
Dhuna trupore dhe shpirtërore, moskujdesja, keqtrajtimi emocional, poshtrimi, dhunimi seksual lënë tek fëmijët gjurmë gjatë tërë jetës. Vështirësi gjatë koncentrimit, ndjenjë frike dhe i pa përkrahur, mungesa për vetëvlerësim, përdorimi i alkoholit dhe gatishmëria për dhunë, këto janë vetëm disa nga pasojat e mundshme.
Prindërit i keqtrajtojnë, i lënë pas dore, nuk kujdesen për fëmijët e tyre dhe shpesh nga pasiguria dhe mbingarkesa e tyre, heshtin nga turpi!
Dëshmitarët në rastin e keqtrajtimit dhe moskujdesjes së fëmijëve, heshtin nga frika dhe pasiguria.
Drejtohuni tek ne, apo edhe në mënyre anonime,
- Nëse Ju jeni dëshmitar
- Nëse Ju vetë dëshironi të ndihmoni, mirëpo nuk e dini se si
Ju mund të këshilloheni!
- Nëse ju keni pyetje rreth edukimit
- Nëse ju kërkoni këshilla dhe ndihmë
Në mënyrë të besueshme dhe pa pagesë, në ato adresa kontaktuese.